Home Lajme KOSOVË Gjendet i vdekur një polic në Pejë, dyshohet për vetëvrasje

Një polic është gjendur pa shenja jete në Pejë sot në ora 16:20.

Mësohet se personi në fjalë dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së rajonit të Pejës, Driton Rugova.

“Sot me datë 01/03/2021 ne ora 16:20 Policia në Pejë ka pranuar informatën se një zyrtar policorë është gjetur pa shenja jete. Menjëher njesiti policor ka shkuar ne lokacion”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai ka thënë se policia do ofrojë detaje të tjera, pas përfundimit të procedurave të nevojshme.