Home Lajme KOSOVË Gjendet një mjet i dyshuar në Karapotok të Prizrenit

Një person në Karapotok të Prizrenit ka hasur në një mjet të dyshuar të premtën.

Ai ka raportuar rastin, ndërsa mjeti është shpërthyer nga njësiti i deminimit i FSK-së.

“Karapotok, Prizren 16.04.2021-15:10. Një mashkull kosovar ka raportuar se në fushë kishte hasur në një mjetë të dyshuar. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë shpërthimin e mjetit pa incidente”, thuhet në njoftim të Policië së Kosovës.