Home Lajme KOSOVË Gjendet pa shenja jete një foshnje në QKMF në Fushë-Kosovë

Në Policinë e Kosovës është raportuar se një foshnje e gjinisë mashkullore është pa shenja jete në QKMF në Bresje të Fushë-Kosovës.Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 05:00 të mëngjesit. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar i cili ka konfirmuar se foshnja është pa shenja jete.

Mjeku kujdestar ka konfirmuar se foshnja nuk ka shenja të dukshme të dhunës.

“Lagjja 28, Fushë Kosovë 19.02.2021 – 05:00-07:00. Është raportuar se në QKMF Bresje, Fushë Kosovë është një foshnje mashkull pa shenja jete. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kontaktuar me mjekun kujdestar i cili ka konfirmuar se trupi i foshnjës është pa shenja jete dhe se nuk ka shenja të dukshme të dhunës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.