Home Lajme KOSOVË Gjendje e tmerrshme në Gjakovë, reshjet përmbytin veturat dhe shtëpitë

Reshjet e mëdha të shiut dhe të borës që kanë vështirësuar qarkullimin në disa rrugë anë e mbanë Kosovës.Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në lagjen “Dardania” në qytetin e Gjakovës.Lexuesit kanë dërguar fotografi nga ky qytet e ku vërshimet kanë shkaktuar dëme të mëdha.Në këto fotografi shihet edhe një veturë se si është fundosur nga reshjet e shiut.Në ndërkohë komuna ka njoftuar se deri më tani janë raportuar situata të rënduara në hyrje-daljet e qytetit, tek rruga “Qazim Bakalli”, tek Ura që lidh Bllokun e Ri me Shkugëzen, kemi bllokim të rrugëve “Fehmi Agani” dhe “Gaspër Karaqi” si dhe paralagjia Brekoc.Komuna ka lutur qytetarët për kujdes ndërsa ka kërkuar nga qytetarët që të telefonojnë në Qendrën e Thirrjeve Emergjente përmes numrit 112 në rast të vështirësive.Në ndërkohë nga policia Rajonale e Gjakovës kanë njoftuar se kanë pasur nevojë edhe për evakuim, disa rrugë janë të mbyllura ndërsa numri i shtëpive të përmbytura është mjaft i madh.