Home Lajme KOSOVË Gjobitet edhe VV në Prizren për mosrespektim të masave COVID-19

Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur për herë të tretë për shkak të mos respektimit të masave anticovid.

Pas dy gjobave të marra në komunën e Prishtinës, IndeksOnline mëson se LVV është dënuar sot në Prizren për shkak të tubimit që kanë mbajtur, nga kjo parti.

Sipas ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse partitë që s’po iu binden rregullave të shtetit gjatë fushatës elektorale janë duke u gjobitur me nga 2 mijë euro.