Home Lajme KOSOVË GJURIQ: FORMIMI I AKS, PROCES I PAKTHYESHËM

Marko Gjuriq, drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se linçimi i serbëve në Kosovë, po ndodh vazhdimisht pasi që partitë politike shqiptare atje, nuk po i dënojnë ato veprime dhe nuk ka reagime konkrete nga institucionet e Prishtinës.

“Serbët e Kosovës veçanërisht në zonat ku ata janë kthyer, janë të ekspozuar vazhdimisht ndaj sulmeve”, ka thënë Gjuriq duke komentuar për sulmin ndaj 23 vjeçarit në Kllokot, raporton gazeta serbe Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Mirëpo gjithashtu, ai ka shtuar se qëndrimi i policisë karshi sulmeve ndaj serbëve ka ndryshuar për të mirë.

Ai ka thënë se Asociacioni i Komunave Serbe është një instrument mbrojtës dhe do të ndihmojë në përmirësimin e jetës së komunitetit serb në Kosovë.

Gjuriq po ashtu ka thënë se e ka të vështirë ta kuptojë rezistencën e shqiptarëve karshi këtij institucioni, për shkak se sipas tij kjo nuk e kërcënon aski, përveç ata politikanë shqiptarë që programet e tyre i kanë të bazuara në konceptet shoviniste.

“Formimi i AKS është një proces i pakthyeshëm. Komuniteti ndërkombëtar është garantues i zbatimit të marrëveshjeve, dhe nuk do të tolerojë justifikime nga Prishtina, që do ta pengonin procesin e normalizimit, dhe kjo më jep shpresë se Asociacioni është punë e përfunduar”.

KULTURË

0 2774

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...