Home Lajme KOSOVË Gjykata e liron “Dervish milicin” që torturonte shqiptarët gjatë luftës së fundit

Dervish Krasniqi, i njohur si “Dervish milici”, është liruar mbrëmë nga Burgu i Sigurisë së Lartë, ku ka qenë duke u mbajtur në paraburgim që nga 2 tetori.Express merr vesh se arsyeja e lirimit të tij ka qenë mungesa e provave.Për të konfirmuar lirimin e tij, gazeta ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga Gjykata Themelore në Prishtinë, por ajo nuk është përgjigjur.Krasniqi ishte bërë makth për qytetarët e komunës së Klinës, pasi sa ishte pjesëtar i Policisë në kohën e regjimit të Millosheviqit, kishte maltretuar qytetarët e kësaj ane.Ai është arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit më 2 tetor, me dyshimin e bazuar se ka bërë krime lufte në Kosovë gjatë viteve 1998-99.Sipas dëshmitarëve, polici nuk sillej mirë me shqiptarët në vitet ’90.“Ky ka rrahur shqiptar sa ka mundur. Ka qenë edhe komandant i policisë në Ujmir të Klinës. Njerëzit tregojnë se ai i ka rrahur ata dhe i ka ulur në shporet”, ka deklaruar një qytetar.Ish-polici, sipas disa dëshmitarëve, deri në përfundim të luftës në Kosovë, ishte i veshur me uniformën e policisë serbe.“Ky pesë-gjashtë muaj pas përfundimit të luftës ka qenë i mbyllur. Më pas filloi të lirohej dhe doli nga shtëpia”, shprehet një tjetër qytetar.

KULTURË

0 46

Solistja Profesoresha Rejhan Kodrazi, në Violin Profesor Rahmi Ymeri dhe Piano Eda Vllaço Shkolla e Muzikës Prizren