Home Lajme KOSOVË Gjykata Speciale nuk diskutohet as këtë javë

Edhe në ketë javë nuk do te ketë diskutim në kuvendin e Kosovës për Amendamentet me ndryshimet Kushtetuese të cilat do t’i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale. Në Seancën qe do të mbahet të mërkurën kjo çeshtje nuk do të jetë në rend dite. Kjo u konfirmua nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas mbledhjes së sotme Kryesisë së Kuvendit.Ai beri të ditur se amendamentet për Gjykatën Speciale, tashmë i janë dërguar Komisionit Parlamentar për Legjislacion.  “Ne kemi marrë si Kuvend përgjigje pozitive nga Gjykata Kushtetuese. Tani në bazë të rregullores e kemi proceduar te Komisioni Parlamentar. Presim një shqyrtim nga Komisioni dhe më pas do të procedojmë”tha Veseli.

Kreu i legjislativit kosovarë tha se është me tha se është me rëndësiqë për këtë çështje të ruhet konsensusi nacional dhe partneriteti ndërkombëtarë.
“Ajo çka është më kryesore është që të ruhet konsensusi nacional rreth kësaj çështjeje dhe në të njëjtën kohë të ruhet partneriteti me bashkësinë ndërkombëtare”.tha mes tjerash Veseli por nuk konfirfmoj se kur deputetët do të mund të votojnë për krijimin e Gjykatës Speciale.

Veseli ka mohuar se ka presion tek anëtarët e Komisionit për Legjislacionë për përshpejtimin në procedimin e amendamenteve e ketyrë amandamentve. “S’ka presion, përkundrazi ka partneritet shumë të mirë, ka komunikim. Besoj se do të kemi konsensus dhe bashkëpunim edhe me ndërkombëtarët edhe mes vete. Ne do të procedojmë në bazë të institucioneve. Ajo çka është kryesore është se çdo vendim që do e marrim, ajo do të jetë shumë transparente”ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli./rtvbesa/

 

KULTURË

0 3027

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...