Home Lajme KOSOVË Godet’ Ismet Munishi: Le ta bëjnë stadiumin me rrota, kujna kah t’ja...

Godet’ Ismet Munishi: Le ta bëjnë stadiumin me rrota, kujna kah t’ja kona le te çon

Ismet Munishi, trajneri i njohur kosovar – i cili aktualisht është në detyrë tek klubi i Ballkanit të Suharekës ka dhënë mendimin e tij për ndërtimin e stadiumit nacional të Kosovës.Ditëve të fundit është bërë bujë e madhe sa i përket lokacionit të ndërtimit të stadiumit nacional të kombëtares së Kosovës, pasi zyrtari i lartë i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka thënë se ekziston një marrëveshje brenda partisë që stadiumi të zhvendoset nga qyteti i Drenasit në afërsi të Prishtinës, Bërrnicë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike të Kosovës, pasi ish deputeti, Bekim Haxhiu ka kërcënuar me protesta nëse një vendim i tillë merret në të ardhmen.

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi beson se stadiumi nacional i Kosovës duhet të ndërtohet në Koreticë (Drenas).“Lokacioni në Koreticë është perfekt. E njoh Kosovën me pëllëmbë dhe e them këtë me plot bindje”, tha fillimisht Munishi.
Munishi gjithashtu komentoi edhe deklaratat e politikanëve, për të cilët tha se e kanë politizuar shumë këtë çështje.

“Politikanëve ju propozojë ta bëjnë stadiumin me rrota, pasi e kanë politizuar kaq shumë, kujna kah t’ja kona le te çojnë”, përfundoi Munishi

KULTURË

0 2774

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...