Home Lajme BOTË Gormez: Ndalesa e ezanit në Izrael nënkupton mohimin e pranisë së myslimanëve

Kreu i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë, Diyanet, Mehmet Gormez deklaroi se ndalesa e këndimit të ezanit në Izrael nënkupton mohimin e pranisë së myslimanëve.

Mehmet Gormez i bëri një vlerësim miratimit nga ana e Knessetit të projektligjit për ndalimin e këndimit të ezanit me altoparlant gjatë orëve të caktuara.

Duke theksuar se Jerusalemi pas Mekes dhe Medines është qendra, faltorja dhe vendi i shenjtë më i madh i myslimanëve, Gormez tha: “Ndalesa e këndimit të ezanit në Jerusalem do të thotë ndalimin e pranisë së myslimanëve dhe islamit në ato troje gjatë gjithë historisë dhe kjo është e papranueshme”.

“Në qoftë se ju u ndaloni myezinëve këndimin e ezanit në një qytet, të gjithë banorët e atij qyteti do të bëhen myezin dhe e këndojnë së bashku ezanin dhe në këtë mënyrë shprehin se nuk e njohin këtë ndalesë. Nuk mund ti vëni pranga dhe të vendosni ndalesa zemrave. Simbolet, të cilat janë moto e ekzistencës tonë, nuk mund të eliminojë lirinë e besimit”, deklaroi Gormez.

Edhe zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin gjatë konferencës për shtyp të organizuar në Kompleksin Presidencial kritikoi ashpër këtë iniciativë të Izraelit.

“Mendojmë se ky është një zhvillim shqetësues. Përpjekja për të penguar një gjë të tillë do të brengos thellë të gjithë myslimanët e botës, ndërsa reagimi ndaj kësaj do të jetë i ashpër. Shpresoj se autoritetet izraelite do të kuptojnë se kjo çështje nuk është vetëm e palestinezëve”, deklaroi Kalin.

KULTURË

0 2426

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...