Home Lajme Grabiten 6 mijë euro në një barnatore në Prizren

Grabiten 6 mijë euro në një barnatore në Prizren

Të dielen dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e një mjeti të paidentifikuar, kanë grabitur 6 mijë euro në një barnatore në Prizren.

Rastin në polici e ka paraqitur punëtorja e cila në momentin e grabitjes ishte në vendin e ngjarjes.

Policia po e heton rastin, njofton raporti 24 orësh i policisë .