Home Lajme KOSOVË Grabitet me armë një pompë të derivatesh në Suharekë

Më datën 3 mars 2021, në orën 04:20 min., në rrugën “Xhavit Bajraktari” në Suharekë, ka ndodhur një rast grabitjeje në një pompë të derivateve, ku sipas deklaratës së viktimës dy persona të dyshuar më maska mbrojtëse nga virusi ‘Covid 19’ dhe me armë në dorë duke e kërcënuar viktimën i kanë kërkuar para. Me këtë rast sipas deklaratës së viktimës të dyshuarit kanë arritur t’i marrin viktimës para në vlerë 2500 euro (dy mijë e pesëqind euro).

Të dyshuarit, të panjohur për viktimën, ishin larguar në drejtim të panjohur. Policia pas deklaratës së viktimës dhe informatave të mbledhura nga vendi i ngjarjes kishte filluar me një hetim prelimar duke mbledhur dëshmitë relevante nga vendi i ngjarjes.

Sektori i hetimeve në Suharekë duke punuar me profesionalizëm dhe duke krijuar profilin e personave të dyshimtë në bazë të deklaratës së viktimës dhe vëzhgimin e kamerave në zonë, ka arritur që përmes rrugëve operative-hetimore të bëjë identifikimin, e më pas arrestimin e të dyshuarit të dytë të këtij rasti të grabitjes.

I dyshuari A.K i lindur në vitin 1980, është arrestuar dhe intervistuar nga sektori i hetimeve në prani të avokatit të tij mbrojtës.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuar ndalohet në ndalim policor për 48 orë. Rasti është duke u hetuar.

Foto ilustrim