Home Prizreni Online GRABITET NJË BARNATORE NË PRIZREN DHE SULMOHET NJË ZYRTAR POLICOR


Një femër në Prizren derisa ishte duke punuar në një farmaci është kanosur nga një person i maskuar,i cili ia ka grabitur 400-500 euro nga arka dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.Ngjarja ka ndodhur të dielën mbrëma në rrugën “Jusuf Gërvalla”, në Prizren.Nuk raportohet për të arrestuar, por thuhet policia ka nisur hetimet në disa pista hetimi.Përderisa, njoftimi tjetër bënë të ditur se policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi ata në orët e para të ditës së djeshme në Shtërpcë e kanë sulmuar fizikisht një zyrtar policor, i cili ishte duke u marrë me një rast. Si pasojë e sulmit, zyrtari policor ka pësuar lëndime të lehta trupore,për çka është dashur të pranonte tretman mjekësor.Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.Një rast tjetër i sulmit ndaj personit zyrtar (policit) ka ndodhur edhe në Rahovec.Policia njofton se dje rreth orës 15:00 është arrestuar një person pasi që e kishte sulmuar fizikisht policin, i cili ishte duke u marrë me një rast “Dëmtim prone”, ku i involvuar ishte edhe i dyshuari.Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.të paraburgimit.

KULTURË

0 2794

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...