Home Lajme BOTË Gratë afgane armatosen kundër DEASH-it

Gratë afgane të cilat prej vitesh janë detyruar të mbyllen në shtëpitë e tyre, tashmë kanë nisur të hynë në jetën e punës, ndërkohë disa prej tyre nuk janë mjaftuar me këtë gjë duke hyrë në fushën e sigurisë krah për krah me forcat ushtarake në luftën kundër terrorizmit.

Pas rritjes së sulmeve të organizatës terroriste DEASH në qytetin Darzab të rajonit Xhuzxhan në veri të vendit, gratë në këtë zonë për herë të parë morën armë në dorë për të luftuar terrorizmin.

Gratë që jetojnë në fshatin Gerimxher dhe që nuk dinë të lexojnë dhe të shkruajnë pasi DEASH-i vrau fëmijët dhe bashkëshortët e tyre u strehuan në fshatin Nav Abad. Pasi erdhën në këtë fshat ata u armatosën dhe dolën në mal për të luftuar kundër kësaj organizate.

”DEASH-i më vrau fëmijët” 

Aj Xhemal, një nga gratë që janë armatosur kundër DEASH-it, thotë për AA se terroristët e kësaj organizate kanë sulmuar fshatin e saj dhe se i kanë vrarë fëmijët dhe bashkëshortin.

Duke vënë në dukje se është armatosur për të mbrojtur veten dhe popullin, Xhemal më pas thotë se do të luftojë deri në frymën e fundit kundër DEASH-it.

Ajo ka theksuar se do ti tregojnë gjithë botës trimërinë e grave afgane. /AA/

KULTURË

0 1980

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...