Home Lajme KOSOVË Greva në UP pezullohet përkohësisht

Greva e punëtorëve të Universiteti të Prishtinës është pezulluar përkohësisht. Punëtorët e Administratës së Universitetit si çdo ditë tjetër normale edhe sot filluan punën e tyre. E gjithë kjo pas vendimeve të marra gjatë ditës së djeshme Këshilli Drejtues i Universitetit, për aprovimin e kontratës kolektive për këta punëtorë.

Kryetari i SUSHK-ut, Bardh Bardhi në një prononcim për Indeksonline tha se SUSHK gjatë ditës së sotme morri vendim për pezullim të grevës.

“Këshilli grevist ka vendosur që ta ndali grevën pas premtive të marrë nga rektori Zejnullahu dhe KD-i Universitetit. Por, në rast se këto vendime nuk zbatohen, Bardh Bardhi ka bërë të ditur se grevat do të riaktivizohen përsëri’, ka thënë Bardhi për Indeksonline.

KULTURË

0 2121

Drejtoria Rajonale e dorëshkrimeve në qytetin Konya të Turqisë restauron një prej kopjeve të dorëshkrimit "El-Kanun Fi’t Tıbb" i cili për qindra vjet...