Home Lajme KOSOVË Gylenistët e arrestuar të dyshuar për aktivitete financiare me Serbinë

Personat të cilët janë depërtuar sot janë të involvuar në aktivitete të dyshimta financiare të cilat ndërlidhen edhe me Serbinë.

Sipas informatave brenda Prokurorisë se Kosovës, subjektet juridike të cilat janë përdorë nga të dyshuarit kanë pranuar financa nga subjekte të ndryshme të dyshimta.

Aktiviteti financiar më i dyshimtë  nga këta persona është ai me Serbinë nga personi V.G me nënshtetësi kosovare. Dyshimi ngritët pasi që ky aktivitet nuk ndërlidhen me aktivitetet të cilat i zhvillonin këto subjekte.

Pasi që është identifikuar ky aktivitet i dyshimtë nga autoritetet e zbatimit të ligjit në Kosovë ka filluar një hetim nga i cili rezulton se këta persona përmes aktivitetit të tyre kanë tentuar ta shfrytëzojnë  Republikën e Kosovës për të kryer aktivitete të dyshimit i cili ndërlidhet me financim të strukturave paralele në Kosovë, Serbi, Bosnjë, Kroaci, Holandë, ShBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe disa shtete tjera.

Arsyeja pse institucionet e zbatimit të ligjit kanë ndërmarrë masa për te depërtuar këta persona janë pikërisht aktiviteti financiar i cili është i ndërlidhur me Serbinë.

 

Nga burimet brenda prokurorisë mësohet se këto pagesa janë kryer ne emër te faturave fiktive apo fantome te cilat nuk kane arritur ti arsyetojnë personat te cilat janë dëbuar nga Kosova. Ndryshe, vërtetim vjen edhe në bazë të ligjit 04/L-219 neni numër 6 pikën 1,2,3,4./Indeksonline/

KULTURË

0 1453

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...