Home Lajme Hahn: Fuqizimi i Ballkanit Perëndimor në interesin e BE

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Austro -Franceze për Qasjen në Evropë dhe me mbështetjen e Ministrive të Punëve të Jashtme të Francës dhe Austrisë, organizuan Konferencën Ndërkombëtare “Integrimi Evropian dhe Bashkëpunimi Rajonal në Ballkanin Perëndimor”.

Në tre panelet e kësaj konference morën pjesë ministra, politik-bërës, vendimmarrës nga rajoni i Ballkanit, si dhe përfaqësues të institucioneve të BE-së dhe ekspertë ndërkombëtarë.
Konferenca u përshëndet edhe nga Komisioneri për Zgjerim në BE, Johannes Hahn, i cili nëpërmjet një videomesazhi, deklaroi se është në interesin e Bashkimit Europian, që Ballkani Perëndimor të fuqizohet. “Është në interesin tonë që Ballkani Perëndimor të fuqizohet, ne e mbështesim proçesin e zhvillimit të Evropës Juglindore”, tha Hahn.
Hahn shtoi se është një angazhim pozitiv, qendrimi konsruktiv që kanë mbajtur vendet e rajonit. Ai tha më tej se, mirëpresim proçesin e Berlinit.

Vlahutin: BE fonde për zhvillimin e sektorit të turizmit
AKryetarja e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, ambasadorja Romana Vlahutin, në fjalën e saj u shpreh se, “Bashkimi Europian ka ndërmend të jap miliarda euro për zhvillimin e sektorit të turizmit në Shqipëri, e cila ka thesare të pazbuluara, por mungon infrastruktura”.

Sipas Vlauhtin, në interes të Bashkimit Europian është ndërtimi i shumë autostradave që lidhin rajonin, si një proces në të mirë të zgjerimit. “Kur ndalemi të Shqipëria, ndalem tek turizmi, tek fakti sesa e pengon infrastruktura për të zbuluar këtë sektor. Këtu ka shumë thesare të pazbuluara, por kur vjen çështja tek burimet është një industri ku mund të shikojmë se ekonomia mund të nxitet në një kohë shumë të shkurtër. BE ka ndërmend të nxisë dhe të jap miliarda euro dhe kur takohemi në Vjenë do kemi përcaktime të qarta sesi të ecim përpara. Në kohën afatgjate është shumë e rëndësishme për rajonin, se bëhet fjalë për procesin e zgjerimit”, tha ambasadorja e BE-së.
Duke u ndalur tek një tjetër çështje me rëndësi, atë të punësimit të të rinjve, ambasadorja theksoi se kjo do të nxiste zhvillimin e ekonomisë shqiptare.

“Ka disa hapa që duhet të ndodhin që të themi se kemi pasur sukses. Të gjithë vendet e rajonit duhet të bien në kompromis. Kjo është një mënyrë praktike të mësohen se si bëhen gjerat në BE. Po mendojmë se si të krijojmë fondet për këto projekte. Nuk është e lehtë të bësh autostrada. Duhet të marrim njohur nga BE-ja dhe të jemi qëndrueshëm dhe të kërkojmë që projektet të plotësohen. Takimi që mbajtëm në Bruksel kishte një rëndësi. Janë disa plane, dhe jam shumë e lumtur që ka mirëkuptim se kush janë prioritet për infrastrukturën në rajon. BE është e interesuar që të bëhen autostrada të reja dhe një tjetër pikë është punësimi i të rinjve dhe të nxisim zhvillimin ekonomik.”, pohoi Vlahutin.

Svoboda: Vitet e ardhshme s’do bëhet shumë për zgjerimin
Ish-anëtari i Parlamentit Europian, Hannes Svoboda, gjatë fjalës së tij në ketë konferencë deklaroi se, Shqipëria duhet të vazhdojë me reformat e kërkuara nga BE pavarësisht se në vitet në vazhdim s’do bëhet shumë për zgjerimin. Ai theksoi se Ballkani për Bashkimin Evropian vjen pas çështjeve të tjera. Sipas Svobodës BE e ka fokusuar vëmendjen në Greqi dhe Ukrainë.

“Unë e vlerësoj optimizmin e ambasadores, por nuk e shoh nëse do ndodhi në vitet e ardhshme. Vëmendja e BE është fokusuar nga Ukraina në Greqi. Nuk e shikon dot problemin Ballkanit si një çështje që duhet zgjidhur. Nuk është pyetja a është e drejtë dhe çfarë do të bëjnë për të promovuar procesin e zgjerimit. Vetëm nëse secili vend bën punën e tij dhe në këtë sens ka justifikimin të thotë ju na kërkuar këtë punë ne e bëmë atëherë si po i mbani premtimet. Kam kritikuar gjithmonë Greqinë që nuk i ka dhënë Maqedonisë shansin për të nisur negociatat. Por kur shikon listën çfarë ka bërë Maqedonia shikon se nuk ka përmbushur detyrat e saj. Do e vendosja Shqipërinë tek vente pozitive por gjithmonë duhet të bëni diçka për BE. Reforma në gjyqësor, lufta kundër korrupsionit. Duhet një dialog i arsyeshëm mes qeverisë dhe opozitës”, u shpreh Svoboda.

Me tej ai theksoi se, “Mesazhi im është mos hiqni dorë nga integrimi, por ti bëjmë këto reforma që të tërheqin më shumë investitorë. Iniciativa e Berlinit është e fokusuar në fushën ekonomike. Nuk mund të flasim dot për të drejtat e njeriut nëse njerëzit largohen. E drejta kryesore është që secili të ketë një mundësi për punësim”./trt/