Home Lajme Hajnat dyshohet se vodhën 4 mijë e 500 euro para si dhe...

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka raportuar edhe për një vjedhje në fshatin Romajë të Prizrenit.Një person ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur ari në vlerë rreth 4 mijë euro, si dhe para të gatshme 4 mijë e 500 euro.“Fshati Romajë Prizren 19.11.2020 – 20:30. Ankuesi m/k raporton se personi-at e panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij ku kanë vjedhur ari me vlerë rreth 4000 euro si dhe 4500 euro para të gatshme. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore.”, njofton Policia e Kosovës.