Home Lajme KOSOVË HALIMI: RECIPROCITETI NUK ARRIHET ME LOJËRA POLITIKE

Kryetari i Partisë së Veprimit Demokratik (PVD), Riza Halimi ka deklaruar se reciprociteti nuk arrihet me lojërat politike me të cilat po tentohet mbajtja e mbledhjes e 12 shtatorit, por me angazhim të mirëfilltë, i cili themelet i ka në funksionimin shumë më efikas e më serioz të pushteteve lokale dhe të Kuvendit të këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës, por edhe me unitet në veprim të gjitha subjekteve politike shqiptare në Luginë të Preshevës.
Ai ka thënë se tanimë është shumë i njohur qëndrimi i Kuvendit të këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës i formuluar me anë të Platformës politike të vitit 2006 për zgjidhjen e pozitës së shqiptarëve në Serbi në bazë të parimit të reciprocitetit, me nivelin e të drejtave që iu sigurohen serbëve në Kosovë.

“Në situatë kur pas Marrëveshjes së Brukselit në Kosovë kanë filluar aktivitetet për përpilimin dhe aprovimin e Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, do të ishte krejtësisht bajate dhe kontraproduktive vetëm përsëritja verbale e kërkesës për reciprocitet pa e bërë asnjë hap konkret përgatitorë për krijimin e parakushteve për përmirësimin e gjendjes aktuale shumë të vështirë dhe për avancimin e pozitës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe në përgjithësi të shqiptarëve në Serbi”, tha thënë ndër të tjera, Halimi. /Telegrafi/

KULTURË

0 2774

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...