Home Lajme KOSOVË Hamiti: Në Prokurori janë dërguar lëndë për Shpend Ahmetin

Shefi i grupit të këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin e Prishtinës, Sami Hamiti, ka kritikuar qeverisje e Vetëvendosjes, duke thënë se kryetari Shpend Ahmeti me politikat e tij të dështuara po i largon profesionistët nga Komuna e Prishtinës.

Në emisionin politiko-satirik “Rrokum Roll” me Fidan Jupollin në Tv Rrokum, ish-kryeshefi i Ekzekutivit të Prishtinës dhe ish –Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Sami Hamiti ka theksuar se qeverisja e Vetëvendosjes në Prishtinë është shumë e dobët dhe qeverisja e tij sipas Hamitit deri me tash ka treguar parametrat mjaft të dobët.

Shefi i parlamentarëve të Prishtinës nga LDK, duke bërë paralele të qeverisjes së Isa Mustafës me ata të Shpend Ahmetit ka treguar se kjo e fundit në krahasim me të parën asht mjaft e dobët si në aspektin ekonomik, infrastrukturor, administrativ etj.

Më tej ai ka theksuar se prokurorisë i janë dërguar lëndë përmes të cilave janë denoncuar shkeljet e ligjit që pretendohet se ka kryer kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.


RROKUM ROLL – Sami Hamiti, Shef i grupit te… by RrokumTelevision

KULTURË

0 2707

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...