Home Lajme KOSOVË HARADINAJ E QUAN MURAT MEHËN “PEDER”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës edhe një herë ka shpërthyer kur është përmendur emri i kryetarit të Komisionit për përcaktimin e pikës kufitare me Malin e Zi, Murat Mehës. Këtë të fundit ai e quajti “peder”.
Kjo ndodhi në Komisionin e Punëve të Jashtime, ku Enver Hoxhaj tha se Kosova duhet të mobilizohet dhe të pres refugjat nga Siria sepse edhe ne si popull kemi përjetuar të njëjtën situatë.

Haradinaj tha se marrëveshjet e duhet të zbatohen dhe të kërkoi reciprocitet nga Brukseli, sepse BE po tregohet e pa drejt me Kosovës.

Ai tha se komisioni ka pranuar edhe raportin e Murat Mehes sa i përket demarkacionit me Malin e Zi, çka pati reagime nga Ramush Haradinaj, i cili e quajti Mehen “peder”.

“Nuk pranoj të dëgjoj raport prej këtij pederi. Kjo çështje është e rëndësishme dhe nuk duhet të bëhet hajrare me të. E Kjo kujt t’i q…. të vjen këtu, ju e keni gabim, Isa Mustafa e ka gabim, Hashim Thaçi e ka gabim”, tha Haradinaj.

Ai pas këtij shpërthimi e lëshoi mbledhje, derisa komisioni është duke diskutuar për planin vjetor. /kp/

KULTURË

0 2770

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...