Home Lajme KOSOVË Haradinaj kërkon nga Hoti të mos përfshijë Ujmanin në marrëveshje, paralajmëron dalje...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit Avdullah Hoti, që të mos nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, pasi sipas tij, aty përfshihet edhe Liqeni i Ujmanit.Haradinaj ka thënë se nëse marrëveshja nënshkruhet sot, më 4 shtator, dhe ka çështjen e Ujmanit në të, ai dhe partia e tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – që është pjesë e koalicionit qeverisës – nuk do ta përkrahin.“Ujmani është një liqe që ka 9.2 kilometra në territorin e Kosovës, dhe ka 2.7 në territorin e Serbisë. Pra, është një kufi ujor në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ka edhe një hidrocentral në brendi të Kosovës. Ne nuk e vlerësojmë që duhet të jetë në një marrëveshje trelaterale ku është edhe Serbia palë e ardhmja e Ujmanit. Jemi të hapur me Departamentin e Energjisë të Amerikës për të ardhmen e Ujmanit, por jo për një marrëveshje trepalëshe ku edhe Serbia është palë, lidhur me të ardhmen e Ujmanit”, ka thënë ai për REL.Haradinaj tha se për heqjen e kësaj pike nga marrëveshja ka folur me të gjitha autoritetet relevante, pasi sipas tij, përfshirja e Ujmanit në marrëveshjen e paralajmëruar, “është e papranueshme”.“Nuk e ka përkrahjen time dhe të Aleancës. Nuk e di si do të jetë fati i kësaj marrëveshjeje. Unë apeloj te kryeministri Hoti që të mos e nënshkruajë. Pra, një marrëveshje ku Ujmani është çështje e çfarëdo marrëdhënieje trepalëshe të mos e nënshkruajë, ku është edhe Serbia palë”, është shprehur ai, duke shtuar se ndonëse i gëzohen arritjes së një marrëveshjeje me Serbinë, nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, ka disa elemente të tjera që janë të ndjeshme.“Jam në dijeni të krejt materies. Nuk ka pasur element të njohjes. Kanë qenë disa pika të marrëdhënieve të ndërsjella, një prej të cilave, pikën 10 Serbia ka kërkuar që të hiqet. Ka edhe pika të tjera që janë të ndjeshme, është Minishengeni, pastaj është moratoriumi për mosanëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit. Ka plot pika, por ne në respekt të nikoqirit, në këtë rast të SHBA-së jemi gjendje të gjejmë dalje, por e vetmja pengesë për mosdakordim për marrëveshje është çështja e Ujmanit për të cilën unë nuk e kuptoj pse duhet të jetë pjesë e një marrëveshjeje ku është edhe Serbia”, ka deklaruar ish-kryeministri Haradinaj.Haradinaj tha se nëse arrihet marrëveshja, që përmban edhe çështjen e Ujmanit, atëherë as e ardhmja e koalicionit qeverisës nuk është e sigurt.“Kjo do të ketë ndikim të madh në të gjitha marrëdhëniet që kemi politike sepse AAK-ja nuk është e gatshme për bashkëpunim as në qeverisje dhe në çfarëdo forme, që të ndihmojë në një marrëveshje ku Serbia qoftë edhe indirekt bëhet palë në resurset e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.E SPONSORUARFati Roleta – gjithçka filloi si biznes i vogël, por sot lider në treg që i ofron këto produkte!MËSO MË SHUMËNë pyetjen se a mund të ketë sanksione nga amerikane ndaj tij nëse marrëveshja refuzohet, Haradinaj tha shkurtimisht që është e mundshme.