Home Lajme KOSOVË Haradinaj: Shumica e dëshmitarëve të Speciales janë shqiptarë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj beson që nga gjykimi për lidershipin e Kosovës në Hagë do dalë e vërteta dhe për të shkuar tek e vërteta, ai thotë se duhet të krijohet një klimë korrekte e marrëdhënieve të Kosovës, me gjykatën.I ftuar në News 24, Haradinaj foli edhe për ndjesitë e tij se si ka qnëë një ditë e tij i mbyllur në Hagë në pritje të dhënies së gjykimit. Ai po ashtu foli se çfarë pritet nga procesi dhe shtoi se shumica e dëshmitarëve pritet të jenë shqiptarë. Veten e tij ai e përjashtoi si dëshmitar.Ajo çka dimë në deri tani është ç’ka është bërë e ditur nga aktakuzat, por prokurorët mund të ruajnë edhe surpriza deri në momentin e fundit, sa problematike është kjo për të akuzuarit?Është një marrëdhënie jo shumë mirë e shpjeguar e Kosovës, me Dhomat e Posaçme, me gjykatën edhe kjo marrëdhënie nuk ka shkuar mirë. Unë mendoj se ne i kemi bërë disa gabime në Kosovë. Gabim ishte situata me dosjet e veteranëve, gabim është një fushatë publike me e diskretitu këtë gjykatë, ose me e minimizu me e qujt politike ose kundër UÇK, është gabim. Pse them është gabim, sepse pamundësohet ndoshta edhe një klimë kur e vërteta duhet të fitojë, e drejta duhet të dalë në dritë. Unë mendoj se ne si Kosovë, duhet t’ja shpjegojmë vetes më së pari. Ajo nuk është gjykatë politike. Politika e ka krijuar, pra parlamenti ynë e ka kërkuar, me kërkesë të politikanëve të Botës, por vendimmarrësit për gjykatë kanë qenë politikë, detyrat që i janë dhënë mandati, nuk kanë faj ata gjykatës për atë mandat, as prokurorët. Ata janë profesionistë, ata punojnë atje në bazë të kontratës, në bazë të punës, marrin pagat e veta, kryejnë punën. Pra ti nuk duhet me sulmu gjykatën se gjykata nuk e ka krijuar vetveten dhe nuk ka faj për asgjë, nëse dikush ka faj kemi ne ata që e kanë votu. Faji është te ne, te politika e Kosovës, ne e kemi votu atë gjykatë, ja u kemi dhënë detyrën. Ata në një farë mënyre vetëm po përmbushin obligimin e tyre nga një kontratë me ne dhe ne duhet me e ndihmu këtë gjykatë me e gjet të drejtën të vërtetën, që është pafajësia e të akuzuarve. Për këtë unë besoj që nëse krijohet një klimë korrekte e marrëdhënieve të Kosovës, me gjykatën që ne e kemi krijuar, ne duhet ta gjejmë fuqinë, me dalë e vërteta. Pra, nuk besoj që kemi arsye askush prej nesh, as me u frikësu, as me u shqetësu që s’ka me dalë e vërteta, që është lufta e pastër e UÇK dhe pafajësia e të akuzuarve. Prokurorët bëjnë punën e tyre në bazë të ligjit, kanë strategjitë e veta. ati i mirë është që nuk janë edhe gjyqtarë janë prokurorë. Nga përvoja ime në Gjykatë, pala që ndajnë drejtësinë janë gjykatësit. Janë profesionistë me integritet, prokurorët jam i bindur që bëjnë punën e vet, por edhe pala mbrojtëse bën punën e vet, pastaj gjykata vendos. Unë mendoj që ne duhet si Kosovë me e ndihmu këtë gjykatë me gjet të vërtetën, sepse e vërteta jemi ne. Kosova ka qenë viktimë. Nuk ka bërë e s’ka synuar krime ndaj askujt. Ka bërë luftë me u mbrojt vetë, me mbrojtë civilët e pafajshëm. Ju e shihni gjenden varreza masive sot në Serbi, pra çfarë arsye kemi ne me u frikësu prej gjykatës nëse ne jemi pala që ka qenë në mbrojtje të civilëve të pambrojtur.