Home Lajme KOSOVË Harta ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë në zyren e Lajçakut...

Zëdhënësi i BE-së për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano, ka reaguar pas raportimeve ku shfaqet një hartë e Evropës me Kosovën si pjesë e Serbisë në zyrën e emisarit Miroslav Lajçak.

Stano ka shkruar në rrjetin social Twitter se BE ka status neutral në këtë çështje dhe sipas tij, në Kosovë duhet të merren më shumë me dialogun dhe problemet rreth tij.

“Pretendimi rreth hartës është totalisht i pavend dhe i rremë. Kjo hartë zyrtare e BE-së është një linjë me pozicionin e BE-së – status neutral. Do të doja të rekomandoja secilin që të fokusohet në problemet reale që ndihmojnë në avancimin e normalizimit të dialogut, në vend se të përpiqen të bëjnë raporte të rreme”, tha Stano.

Harta është vërejtur kur emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dha një intervistë nga Brukseli për Platformën European Western Balkans.