Home Lajme HASANBEGASIT I FALËNDEROHEN TURQISË

Banorët e fshatit Hasanbeg të Maqedonisë thonë se po ndihmohen vetëm nga Turqia dhe jo nga Kosova dhe Shqipëria. Një javë pas vërshimeve që morën 22 jetë njerëzish dhe u shkatërruan shumë shtëpi hasanbegasit deklarohen plot mirënjohje ndaj shtetit turk, që sipas tyre është i vetmi që mori me seriozitet gjendjen e tyre të lënë në mes të ujit, baltës dhe pa ushqim e veshmbathje. Ata deklarohen për “Zërin” se gjendja është shumë e mirë pasi “ka ardhur Turqia e po na ndihmon, tashmë jemi duke i bërë ballë situatës”.

Sipas banorëve ndihma nga Kosova dhe Shqipëria nuk kanë arritur ende në fshat.

Abdylhamit Abazi bën të ditur se ndihmat nga Kosova e nga Shqipëria nuk kanë arritur. “Në Hasanbeg përveç atyre nga shteti i Turqisë që po ndihmojnë tash, në fshat nuk kanë arritur ndihma të tjera”, thotë ai, duke u shprehur i ngushëlluar me gjendjen pas katastrofës natyrore, pasi që dikush së paku iu doli më në fund në ndihmë, shkruan, ‘Zeri’.

Kosova përveç deklarimit të shqetësimit lidhur me gjendjen pas vërshimeve, përmes një komunikate dhe dërgimit të një ekipi prej tetë pjesëtarësh të zjarrfikësve, nuk ka deklaruar ndonjë ndihmë tjetër për fshatin Hasanbeg. /zeri/