Home Lajme Haskuka i gatshëm edhe për një mandat si kryetar i Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka i cili vjen nga partia Lëvizja Vetëvendosje, pohon se do që të rikandidojë edhe për një mandat të dytë si kryetar komune në këtë qytet.Ai në DESKU të KTV-së tha se në fillim të vitit të ardhshëm do të vendoset nëse VV-ja do ta paraqesë një kandidat për komunën e Prizrenit, kur atëherë edhe vetë mund të kandidoj.“Duhet të vendoset në fillim të vitit të ardhshëm, sepse është më mirë në aspektin e përgatitjes. Janë disa mënyra se si duhet të vendoset për kandidatin për kryetar komune dhe pikërisht për disa çështje, me bë qytetin e këmbësorëve dhe biçikletave, me rregullu qytetin, me bë me të vërtet një qytet të gjelbër, mendoj që duhet edhe një mandat”, tha ai.“Mbetet nga LVV-ja nëse paraqesin kandidat, unë kandidoj, edhe nëse jo nuk është problem”, shton ai.