Home Lajme Haskuka: Prizreni nga numri i lartë i të infektuarve, në komunat që...

Të dashur qytetarë të Prizrenit,Tanimë janë bërë më shumë se shtatë muaj nga përhapja e pandemisë COVID-19. Edhe pse fillimisht Prizreni ka pasur numër të lartë të infektuarve, tanimë është ndër komunat që ka më së paku infektive në krahasim me numrin e banorëve.Sipas statistikave të fundit, në komunën e Prizrenit janë 4,5 infektime për 1000 banorë, që nëse krahasojmë me komunat tjera të mëdha të Kosovës, është numri më i ulët. Padyshim që këtë parandalim të rritjes së numrit të rasteve e kemi bërë së bashku dhe do të ishte e pamundur pa bashkëpunimin tuaj. 𝐀𝐧𝐝𝐚𝐣, 𝐣𝐮 𝐟𝐚𝐥𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐣 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈𝐯𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐫𝐞𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐦𝐚𝐬𝐚𝐯𝐞, 𝐧𝐠𝐚𝐬𝐞 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈ 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐡𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐠𝐚 𝐤𝐲 𝐯𝐢𝐫𝐮𝐬, “𝐚𝐫𝐦𝐢𝐤𝐮 𝐢 𝐩𝐞̈𝐫𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐭 𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈𝐯𝐞”. Në ditët në vijim, me lehtësimin e masave qyteti dhe komuna jonë do të ketë më shumë vizitorë, të cilët i kemi pritur shumë, prandaj gjatë ditëve të ardhshme duhet të jemi edhe më të përkushtuar në respektimin e masave. Me respektimin e masave mbrohemi nga virusi, por e mbrojmë edhe ekonominë. Lokalet hoteliere, restorantet, kafeteritë e bukëpjekësit duhet të jenë shembull të higjienës, pastërtisë, mbajtjes së maskave dhe të distancës. Punëtorët që kanë simptome të COVID-19 duhet të marrin pushim dhe të izolohen. Bashkëpunimi me qytetarë është forca jonë ndaj virusit, prandaj ftoj çdo qytetar që vëren që gjatë shërbimit nuk po respektohen masat, t’iu kërkojë bizneseve që ta bëjnë këtë, e nëse nuk ka respektim këtë ta raportojnë edhe tek organet përkatëse (policinë dhe inspektoratet).Për të parandaluar virusin dhe kthimin mbrapa në masat që e dëmtojnë ekonominë, të punojmë bashkërisht, ashtu siç kemi punuar deri më tani.Mytaher Haskuka