Home Lajme KOSOVË Haskuka: RTK me fondet publike bën dezinformim të publikut

Radio Televizioni i Kosovës, me fondet publike, bën dezinformim të publikut dhe i paraqet shpifjet si lajme.Për nivelin e gazetarisë së portaleve të paguara nga krimi i organizuar, i cili ka kapur shtetin, nuk kemi çka të flasim, por kur këtë e bën një medium i cili paguhet nga buxheti i Republikës së Kosovës, kjo është e papranueshme.Në vend që RTK-ja ta informojë publikun që Komuna e Prizrenit si pako emergjente për pandeminë ka ndarë mbi 1 milion euro, që do të shpërndahen për 1105 biznese, 65 organizata që merren me kulturë, 29 organizata rinore dhe 43 klube sportive, RTK bën lajm shpifjet e një asambleisteje, e cila po të kishte drejtësi, tani do të ishtë në burg për shkak të keqpërdorimeve që i ka bërë si ish-drejtoreshë e PDK-së.Duke shënuar tituj bombastik dhe duke mohuar të dhënat bazike në lajm, RTK-ja nuk tregon që nga 1476 aplikime të bizneseve kanë përfituar të gjitha bizneset e Prizrenit që kanë qenë të ndikuar negativisht nga masat e qeverisë kundër pandemisë dhe që kanë plotësuar kriteret.Për kriteret, punën e komisionit dhe listat preliminare, RTK-ja mund të informohej nga ueb-faqja e Komunës, por ja që nuk është e interesuar për të vërtetën, por për shpifjet.Për shkak të numrit të madh të aplikimeve dhe faktit se çdo biznes që ka aplikuar dhe që përmbush kriteret do të përfitojë, shuma e ndihmave për biznese do të jetë simbolike por ne ndajmë atë që e kemi me qytetarët e jo me kriminelët.Për të gjitha shpifjet që po na bëhen jemi duke përgatitur padi për shpifje dhe kompenzim të dëmit. Gjykatat një ditë do të funksionojnë dhe nga kompensimi monetar nga RTK-ja dhe asambleistja në fjalë planifikoj ta bëj atë që babai im i ndjerë ka bërë shumë, t’i ndajmë personave në nevojë,ka shkruajtur kryetari Mytaher Haskuka në reagimin e tij.