Home Lajme Haskuka:Hetuesia më shumë rinë në komunën e Prizrenit sesa në zyret e...

Haskuka:Hetuesia më shumë rinë në komunën e Prizrenit sesa në zyret e Policisë

Gjatë dy viteve që jam zgjedhur si Kryetar i Prizrenit plot here jam vizituar dhe jam intervistuar nga hetuesia,ka raste që interesohen në çdo nënshkrim që kam dhënë është shprehur ai.
Policia e hetuesis më shumë rinë në zyret e Komunës sesa në zyret e Policisë,derisa ka theksuar se dihet në dorën e kujt është drejtësia pas aferës Pronto,.
“Asnjë komunë nuk ka pasur të fshijë borxhet e qiradhënies dhe në atë kohë janë fshirë borxhet e njerëzve që kanë shfrytëzuar pronën publike. Kjo është aplikuar në Prizren dhe kjo është vepër penale. Si atëherë edhe tani po tentohet të njolloset puna e komunës. Ndaj atij që ka marrë vendim nuk po ngrihet aktakuzë, kurse ngrihet ndaj atyre që kanë ekzekutuar ato. Pra, ata me këtë u thonë njerëzve nëse jeni me Haskukën jeni të rrezikuar, e nëse jeni me ne nuk iu prek askush. Është krim juridik nga ana e Prokurorisë. Por, me këtë duhet të merret Këshilli Prokurorial por dihet se në çfarë gjendje janë. Kemi dorëzuar mbi 30 faqe për shkeljet që ka bërë kryeprokurori i Prizrenit”, ka thënë Haskuka.
“S’po më pengon puna e sistemit të drejtësisë. Në dy vitet e fundit kanë penguar punën tonë. Kanë thirrur njerëzit tanë duke i mbajtur në pyetje rreth 6 orë. Ka aq shumë shkelje në Komunën e Prizrenit sa që të gjithë ish-drejtorët do të duheshin të dënoheshin. Në vend se të ngriheshin aktakuza ndaj tyre, ngrihen ndaj zyrtarëve komunalë aktualë. Në vend të atyre që kanë marrë vendime persekutohen zyrtarët komunalë”, ka thënë Haskuka në emisionin Interaktiv të KTV,së.