Home Lajme Haskuka:Kina me 1,4 miliard banor 68 raste të reja dhe 0 vdekje,...

Shumë joserioze dhe joinstitucionale që komunat të informohen nga mediat për masat e qeverisë kundër pandemisë COVID-19. Që nga ndërimi i qeverisë asnjë nga vendimet e qeverisë për masat e reja nuk kam marrë në formë zyrtare, koftë me shkrese apo me email.

Kërkohët nga komunat të impelmentojnë masat e ne nuk jemi të informuar drejtpërdrejtë për masat e ndërmara!

Nga një vend që ishim shembull se si luftohet pandemia, tani në listën e zezë kampion me numrin e rasteve reja me virus.

Dje Kina me 1,4 miliard banor 68 raste të reja dhe 0 vdekje, Kosova me 1,8milion banor 276 raste të reja, 8 viktima. Po të kishim me shumë teste athua sa raste të reja do të kishim,ka shkruajtur Kryetari Mytaher Haskuka në facebook adresën e tij.