Home Lajme KOSOVË Haxhi Avdyli kundër rrëzimit të Albin Kurtit

Haxhi Avdyli kundër rrëzimit të Albin Kurtit

Nuk është vetëm Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli, Ardian Shala e Marigona Geci që në mbledhje të Grupit Parlemnater të LDK-së, po e kundërshtojnë procedimin e mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Meret vesh se edhe deputetja Saranda Musliu ka kundërshtuar procedimin e mocionit.

“Aktualisht janë 5 deputetë që po e kundërshtojnë mocionin”

Sipas burime brenda mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së më herët raportoi janë katër deputetë që po e kundërshtojnë procedimin e mocionit të votëbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Sipas burimeve kundërshtimin më të fuqishëm po e bënë kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila i ka bërë thirrje deputetëve të LDK-së që të mos e procedojnë këtë mocion.

“Vjosa Osmani e ka kundërshtuar fuqishëm procedimin e mocionit”

Pos Osmanit, siç merr vesh në mbledhje kundër mocionit ka qenë edhe deputeti nga Prizreni, Haxhi Avdyli, deputeti nga Suhareka, Ardian Shala dhe deputetja Marigona Geci, qika e Gani Gecit.

“Deri tani këta katër deputetë po e kundërshtojnë mocionin”

KULTURË

0 2141

Drejtoria Rajonale e dorëshkrimeve në qytetin Konya të Turqisë restauron një prej kopjeve të dorëshkrimit "El-Kanun Fi’t Tıbb" i cili për qindra vjet...