Home Lajme Hidroregjioni Jugor tash me fatura në teren nga paisjet mobile

Konsumatorë të nderuar, KRU “Hidroregjioni Jugor” sha.Prizren ju njofton se që nga muaji Janar 2021 kemi filluar me shtypjen e faturave në teren nga paisjet mobile, kjo formë e re e faturimit do të vazhdoj të ofrojë shërbime në të gjitha njësitë operative.

Konsumatorët do të pranojn faturat e reja dhe të ndryshme nga ato klasike në formatin A4, njëkohësisht kemi ndryshuar edhe formatin e dëftesës së pagesës ku gjithashtu do të ndikoj në përshpejtimin e procedurave të faturimit dhe pagesës së shërbimeve të ujësjellësit.

Kjo formë e re e faturimit do të ndikoj në rritjen e nivelit të shërbimeve tek konsumatorët ku në momentin e leximit të matësit do të i’u ofrohet fatura për shërbimet e ujësjellësit.

Gjithashtu kjo do të ndikoj në zvogëlimin e kostos, kohën e shtypjes së faturës si dhe në avansimin e procesit të faturimit.