Home Lajme KOSOVË Historike: Kosova dërgon Ushtrinë në misione paqeruajtëse

Me 92 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi i Kosovës ka miratuar vendimin e Qeverisë së Kosovës, qe FSK-ja të dërgohet në misione paqeruajtëse jashtë vendit.Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës, misionin e parë paqeruajtës ndërkombëtar do ta ketë në kuadër të Gardës Kombëtare të shtetit të Ioëa të ShBA-ve.Hoti ka thënë se Qeveria ia ka ndërmarrë të gjitha vendimet procedurale për këtë mision.“Qeveria e Kosovës ia ka ndërmarrë të gjitha vendimet procedurale për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në kuadër të Gardën Kombëtare të Ioëa në misionin paqeraujtës, qeveria sipas ligjit kërkesaën e ka dërguar në Kuvend”, ka thënë Hoti.Ndërsa Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për FSK-në ka thënë se partia e tij do të votojë pro vendimit të Qeverisë, për dërgimin e FSK-së në misione paqeruajtëse jashtë vendit.Por, ai ka kritikuar Qeverinë se pse e ka vonuar një vendim të tillë, që sipas tij, rrezikonte të dështonte si mision.“Është jashtëzakonisht e rëndëshime për vendin e për FSK-në që të dërgohën ushtarë në misione paqeruajtëse. Kjo përbën një moment të veçantë. Është një avancim serioz, duhet të jemi falënderues ShBA-veNëse do të vinte vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë, atëherë ky mision do të dështonte”, ka thënë Aliu.Kurse Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se sot është një ditë e madhe për Kosovën, pasi Kuvendi i Kosovës voton për dërgimin e FSK-së në misione paqeruajtëse jashtë vendit.Por Gashi pati kritika edhe për opozitën.“Siç po e shihni nganjherë kërkesat e ambasadorëve të një vendi të rëndësishëm qenkan të pranueshme për të gjithë. Po më vjen keq që po e dëgjoi edhe këtu mllefin e sharrës e të thikave të para disa dite”, tha Gashi