Home Lajme KOSOVË Hoti deputetëve: Nëse kërkon MSH dhe IKShPK shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme...

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nëse vlerëson Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të shpllaet gjendje e jashtëzakonshme në vend, do të kërkoj nga deputetët miratimin e tyre.

Hoti tha se situata epidemiologjike në Kosovë është e menaxhueshme, shkruan IndeksOnline.

“Jam marrë disa vendime që u shpallën jokushtetuese në qeverinë e kaluar për këtë kemi kërkuar gjendje të jashtëzakonshme si partner në qeveri.

Unë jam në konsultim të ngushtë me IKSHPK-në dhe me komitetin dhe udhëheq kryeministri dhe

nnë nuk do të hëzitoj të vij para jush e të kërkoj shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, nëse këtë e kërkon Ministria e Shëndetësisë edhe IKSHPK.

Jemi duke e menaxhuar situatën, numri është në rritje sikurse edhe në rajon.

Jemi në proces të riorganizimit komplet të klinikave për të krijuar shtrerërë shtesë”, ka thënë ai.

Ndërsa, kryeparlamentarja, Vjosa Osmani pas fjalimit të Hotit ka thënë se në bazë të ligjit vetëm presidenti ka të drejtë të propozoj gjendjen e shpalljes së jashtëzakonshme në Kosovë.