Home Lajme KOSOVË Hoti e emëron Besnik Tahirin nga AAK, Ministër të Jashtëm

Përmes një njoftimi të lëshuar për media, Qeveria ka njoftuar se e ka emëruar Besnik Tahirin, ushtrues detyre të ministrit të Jashtëm.

Ky vendim i Hotit, vjen pas dorëheqjes që kishte dhënë, Meliza Haradinaj nga posti i shefes së diplomacisë kosovare, për shkak se u përfol për një skandal me blerje votash.Njoftimi i plotë:

Kryeministri Hoti emëroi zv. Kryeministrin e parë, z. Besnik Tahiri, ministër të Punëve të Jashtme dhe DiasporësPrishtinë, 9 mars 2021Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka emëruar ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, zv. Kryeministrin e parë, z. Besnik Tahiri.

Ky emërim vjen pas dorëheqjes së ministres në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla.