Hoti në takim me bizneset: Me Marrëveshjen e Uashingtonit, investitorët e huaj të gatshëm për investime në Kosovë
Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, është takuar sot me bizneset, Hoti në takimin që pati me organizatat dhe bizneset theksoi se me marrëveshjen e Uashingtonit, investitorët e huaj janë të gatshëm për investime të mëdha që do ta fuqizojnë turizmin.Postimi i plotë:
Takuam organizatat dhe bizneset që janë udhërrëfyese dhe bartëse të zhvillimit të turizmit malor. Do të hartojmë programe të veçanta që të zhvillohet edhe më shumë parku nacional.
Me Marrëveshjen e Uashingtonit, investitorët e huaj janë të gatshëm për investime të mëdha që do ta fuqizojnë turizmin.