Home Lajme KOSOVË Hoxhaj falënderon SHBA-të për marrëdhëniet diplomatike me Izraelin

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka uruar lidhjen diplomatike të Izraelit ndaj Kosovës, duke thënë se është mirënjohës për udhëheqjen e Departamentit të Shtetit Amerikan për këtë moment historik.

Ai ka thënë se, kjo ishte një udhëtim i gjatë deri më sot dhe vlerësoi se mbështetjen e Amerikës dhe Izraelit për pavarësinë e Kosovës.

Hoxhaj, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se e mirëpret vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës dhe Izraelit..

“E mirëpres vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës dhe Izraelit. Mirënjohës për udhëheqjen e Departamentit të Shtetit për këtë moment historik të rëndësishëm. Ishte një udhëtim i gjatë deri më sot dhe vlerësoj mbështetjen e miqve tanë në Amerikë dhe Izrael për pavarësinë e Kosovës.”, ka shkruar Hoxhaj.