Home Lajme KOSOVË Hoxhaj nga Rahoveci: Për dëmet nga pandemia do ndajmë nga 2000 euro...

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj thotë se planit për rimëkëmbje do i gëzohen bujqit, vreshtarët e verëtarë.Hoxhaj premton se ministri i bujqësisë në Qeverinë e tij do jetë nga Rahoveci, përcjellë Gazeta Blic.Ai shton se qeveria e tij do rrisë pagat e pensionet për secilën kategori.

Në vazhdim, Hoxhaj thotë se do ndajë nga 2000 mijë euro subvencion për çdo hektarë për shkak të dëmeve nga pandemia.Postimi i tij i plotë:

Bujqit e Kosovës, vreshtarët, verëtarët dhe çdo prodhues vendor, do t’i gëzohen Planit të Rimëkëmbjes. Në Qeverinë time, Ministri i Bujqësisë, siç premtova edhe sonte në Rahovec, do të jetë nga kjo komunë. Rimëkëmbje do t’i rrisë pagat dhe pensionet për çdo kategori shoqërore. Por, do t’i rrisë edhe grantet investive dhe subvencionet për të gjithë bujqit e Kosovës.
Me mua si kryeministër, për shkak të dëmeve që u ka shkaktuar pandemia, vreshtarëve do ua ndajmë nga 2000 euro subvencione për çdo hektar. Ndërsa, kultivuesve të perimekulturës, nga 1000 euro subvencione për çdo hektar.
PDK-ja është dëshmuar si parti që mund të sjellë zhvillim ekonomik, investime në bujqësi, rritje të pagave dhe dinjitet për Kosovën.