Home Lajme KOSOVË Hoxhaj: Parlamenti i Kosovës, institucioni më i izoluar në Kosovë

Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Enver Hoxhaj, kryetar i Komisionit, kanë diskutuar lidhur me anëtarësimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës në organizata parlamentare.

Duke e dhënë një pasqyrë të marrëdhënieve të rregullta të Kuvendit të Kosovës me organizata të ndryshme parlamentare evropiane dhe rajonale, Hoxhaj ka konstatuar me keqardhje se legjislativi i vendit është institucioni më i izoluar i vendit. Ai në vazhdim ka folur për mundësitë që Kuvendi i Kosovës të anëtarësohet në organizata të ndryshme parlamentare, në agjenci parlamentare, në mekanizma të organeve parlamentare, si dhe në rrjete të ndryshme të deputetëve.

Anëtarët e Komisionit kanë mbështetur idenë e Hoxhajt dhe kanë kërkuar që të studiohen mundësitë për anëtarësim në këta mekanizma, si dhe kanë kërkuar që të përgatitet lista me prioritete për organizatat e dhëna, bashkë me ekspertizat profesionale për procedurat e anëtarësimit.

Mbështetëse të fuqishme të anëtarësimeve të synuara mund të jenë grupet e miqësisë ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe parlamenteve tjera, është thënë në takim.

Po në takimin e sotëm, Komisioni për Punë të Jashtme ka shqyrtuar edhe agjendën e vizitave të anëtarëve të tij në parlamente të tjera.

KULTURË

0 2770

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...