Home Lajme KOSOVË Hoxhaj: UÇK-ja është ADN-ja e PDK-së

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, teksa ka qëndruar në Pejë dhe Klinë, ka thënë se UÇK-ja është ADN-ja e PDK-së.

Hoxhaj ka thënë se PDK-ja si trashëgimtare e UÇK-së e vetmja që mund t’i parandalojë përpjekjet për njollosjen e luftës sonë çlirimtare.

“PDK-ja, si trashëgimtare e UÇK-së dhe themeluese e shtetit të Kosovës, është e vetmja që mund t’i parandalojë përpjekjet për njollosjen e luftës sonë çlirimtare dhe për zhbërjen e shtetësisë sonë. Veteranët e UÇK-së, që sonte i takova në Pejë e Klinë dhe që po i takoj çdo ditë gjithandej Kosovës, ishin përherë krahë për krah me Hashim Thaçin e Kadri Veselin. UÇK-ja është ADN-ja e PDK-së dhe së bashku me veteranët e UÇK-së do ta fitojmë edhe këtë betejë!”, ka thënë Hoxhaj.