Home Lajme BOTË HRW: Arabia Saudite përdor bomba thërrmuese në Jemen

Arabia Saudite po përdor bomba thërrmuese kundër rebelëve huthi të Jemenit, armë e ndaluar me një marrëveshje të ratifikuar nga 91 shtete.

Arabia Saudite po përdor bomba thërrmuese kundër rebelëve huthi të Jemenit, armë e ndaluar me një marrëveshje të ratifikuar nga 91 shtete, deklaroi organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Human Rights Watch (HRW).
”Fotografi dhe video të ndryshme tregojnë se këto bomba janë përdorur gjatë sulmeve ajrore në veri të Jemenit”, tha HRW-ja.

Sulmet ndodhën në provincën Saada, bastion i rebelëve huthi.

“Sulmet ajrore nën drejtimin saudit kanë goditur zona pranë fshatrave duke rrezikuar jetën e banorëve”, tha Steve Goose, drejtor në HRW.

Konventa e vitit 2008 për Municionet Thërrmuese ndalon përdorimin e këtyre bombave, që mund të rrezikojnë për vite të tëra jetën e njerëzve pasi, sipas karakteristikave që kanë, jo të gjitha prej tyre shpërthejnë.
Por, Arabia Saudite, Jemeni dhe SHBA nuk e kanë nënshkruar këtë konventë.

KULTURË

0 3027

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...