Home Lajme KOSOVË I infektuar me COVID 19 shëtit lirshëm nëpër qytet, kapet nga policia

Një person është arrestuar dje në Prishtinë, ka bërë të ditur policia.I njëjti dyshohet se edhe pasi që ka rezultuar pozitiv me COVID 19, ka dalë nga shtëpia.“Lagjja Veternik, Prishtinë 10.11.2020 – 23:30. Njësia policore ka informuar se ka ndaluar të dyshuarin m/k, i cili ishte i infektuar me virusin covid 19. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është përcjellë në shtëpinë e tij dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.