Home Lajme KOSOVË I infektuari me Koronavirus shëtit rrugëve të Prishtinës, sulmohet fizikisht nga disa...

Një i infektuar me virusin COVID-19, ka dalë rrugëve të Prishtinës pasditen e së martës. I dyshuari është arrestuar nga policia.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur pasditen e së martës në kryeqytet.I dyshuari nuk iu është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë për vetizolim, dhe ka dalë në rrugë.

Ai është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur në rrugë.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte pozitiv me virusin Covid -19 nuk i është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë për vetë izolim, është hasur në rrugë ku ishte sulmuar fizikisht nga persona të panjohur”, bëhet e ditur në raportin e policisë.I dyshuari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare, ndërkaq me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar lënda.

KULTURË

0 12

Djemtë e grupit muzikor "04band" nuk i ndal as pandemia, të përkushtuar ndaj artit, e në veçanti të muzikës, tani më janë...