Home Lajme KOSOVË I riu nga Prishtina humb jetën në aksidentin me motoçikletë në autostradën...

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në autostradën ‘Arbën Xhaferi’ rreth orës 13:15.Si pasojë e këtij aksidenti humbi jetën një i ri, drejtuesi i motoçikletës.Mësohet se viktima është Emir Hasanaj nga komuna e Prishtinës.Varrim i të ndjerit bëhet sot në varrezat e Dragodanit në Prishtinë, duke filluar nga ora 14:00, raporton Lajmi net.