Home Lajme KOSOVË I vrau vajzën dhe gruan, Gjykata ul dënimin për Pjetër Ndrecajn

Gjykata në Gjakovë e ka ulur dënimin Pjetër Ndrecajt.Ndrecaj u soll i prangosur dhe me maskë mbrojtëse në seancën ku u shpall fajtor për vrasjen e gruas dhe vajzës në fshatin Brekoc të Gjakovës në gusht të vitit 2018.Ky është vendimi i dytë i gjykatës në Gjakovë për këtë rast pasi një vendim i vitit të kaluar për burgim të përjetshëm ishte kthye në rigjykim nga Gjykata e Apelit.Pjetër Ndrecaj në nëntor të vitit të kaluar ishte dënuar me 24 vite burgim nga Gjykata e Gjakovës, ndërsa dy muaj më vonë atij i ishin shtuar edhe një vit e tetë muaj për rrahjen e ish-bashkëshortes së tij Valbona Ndrecaj.Nga Gjykata e Apelit, Pjetër Ndrecajt iu dha dënimi më i lartë në Kosovë, dënim ky me burgim të përjetshëm, ndërsa Gjykata Supreme kishte vendosur që këtë rast ta kthejë në rigjykim.Kolegji i Gjykatës Supreme kishte konstatuar se në aktgjykimin e shkallës së parë ishin bërë shkelje esenciale të procedurës penale, e më pas Gjykata e shkallës së dytë kishte kaluar mbi këto shkelje.Valbona Ndrecaj së bashku me vajzën e saj ishin qëlluar për vdekje nga kryefamiljari mbrëmjen e shtatë gushtit 2018./kallxo.