Home Lajme Ia vodhi zinxhirin nga qafa, pranga të dyshuarit në Prizren

Është arrestuar një person i dyshuar në Prizren pasi që ai me forcë ia ka grabitur një zinxhir ari një femre.

Vjedhja ka ndodhur të dielën në orën 19 e 40 minuta në rrugën “William Woker”, në Prizren.

Njësitet policore gjatë kontrollit tek i dyshuari ka gjetur dhe konfiskuar një mjet të mprehtë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.