Home Lajme KOSOVË Igor Crnadak: BeH dëshiron liberalizimin e vizave me Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjë e Hercegovinës (BeH) Igor Crnadak, ka deklaruar se vendi i tij është plotësisht i gatshëm të liberalizojë regjimin e vizave me Kosovën dhe të mundësojë lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave.

Në një prononcim për Anadolu Agency (AA), ai thekson se kur thotë se Bosnja e Hercegovina është e gatshme, kjo nënkupton një konsensus brenda institucioneve “se jeta rrjedh normalisht”.

“Pra, ne duam liberalizim të regjimit të vizave që tani ekziston midis nesh dhe Prishtinës. Duam që tregtia e jashtme të jetë më intensive, që njerëzit të lëvizin lirshëm, që njerëzit të kenë më shumë kontakte që jeta të ketë rrjedhën normale. Edhe pse nuk do të ketë njohje të Kosovës, sigurisht jo deri në fund të këtij mandati, gjithsesi shpresoj të ketë përmirësim të disa prej këtyre çështjeve normale të jetës, brenda të cilave zhvillohen marrëdhënieve ekonomike dhe marrëdhëniet tjera”, tha Crnadak.

Ministri i Jashtëm i BeH-së, tha më tej se një vit më parë kishin iniciuar një nismë për të cilën ndërkohë njëzëri solli vendim edhe Këshilli i Ministrave të BeH-së, që të liberalizohet regjimi i vizave, por kjo të bëhet me ndërmjetësimin e Komisionit Evropian, sepse sipas tij, BeH nuk ka marrëdhënie diplomatike me Kosovën.

Crnadak thotë se është kërkuar nga Komisioni Evropian të realizohet një takim ekspertësh, për të cilin Mali i Zi u ofrua si vend mikpritës. “Mirëpo ne nuk kemi marrë përgjigje nga pala kosovare. Në një nga takimet kohë më parë, homologu nga Prishtina, Enver Hoxhaj tha se së shpejti do të vijë përgjigja e tyre. Jemi duke e pritur. Kur të vijë, do të harmonizojmë afatet për të mbajtur atë takim ekspertësh. Mendoj se njerëzit do të duhet të marrin vizat në rrugë të lehtë dhe të udhëtojnë nga territori i Kosovës në BeH dhe anasjelltas. Ajo që shërben si një tregues i vullnetit tonë të mirë, vullnetit të sinqertë është se prej kur unë jam ministër nuk kemi refuzuar as një qytetar të vetëm i cili ka aplikuar për vizë nga territori i Kosovës”, tha Crnadak, sipas të cilit në këtë mënyrë ata dëshmojnë se me të vërtetë dëshirojnë të liberalizojnë këto procese.

KULTURË

0 1980

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...