Home Lajme KOSOVË Ilaçi që shëroi Trumpin, në Kosovë shitet nga 81 deri në 320...

Ka afro dy muaj, kur i pari i Shëndetësisë aprovoi kërkesën për importimin e tyre.E në mesin e këtyre medikamenteve, që në Klinikat e QKUK-së pacientëve po u propozohet t’i marrin për të luftuar virusin korona, është edhe ilaçi i parë anti-COVID që e miratoi BE, i njohur si Remdesivir.Ky i fundit, besohet se arrin të parandalojë zhvillimin e mëtejmë të virusit korona.Që nga fillimi i shtatorit Remdesivir po shitet në Kosovë me çmime të ndryshme, varësisht nga shteti që po importohet.Një nga dy ilaçet e aprovuar në Evropë kundër koronavirusit që është përdorur kohët e fundit gjithashtu për të trajtuar Presidentin e SHBA Donald Trump (dokument), po shitet në Kosovë deri në 320 euro.Qytetarët kanë filluar ta blejnë atë, nepër barnatoret e vendit.E gjendja jo e mirë e një familjari të tij, e solli që ta blejë medikamentin që po konsiderohet si goxha i shtrenjtë.Për dy ampula ai pagoi 400 euro.Çmimore të njejtë ky lloj i medikamentit që vjen nga dy vende, ka për të gjithë ata që duan ta blejnë në Kosovë.Por një remdesivir që vije nga shteti i Turqisë, ka çmime të ndryshme.E çmimi më i lirë i këtij medikamenti, është 81 euro.Prapa kamerave, familjarë që qëndronin tek Klinikat e QKUK-së, duke u kujdesur për familjarët e tyre, i kanë treguar televizionit se medikamentin Remdesivir e kanë paguar edhe deri në 320 euro.T7 ka tentuar të marrë një përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me atë se a e kanë menduar ata sigurimin e këtij medikamenti, mirëpo të njëjtit nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje konkrete.Vetëm kanë bërë të ditur se me datën 1 shtator të këtij viti, MSH ka lehtësuar procedurat për terapitë për trajtimin e covid 19.Sidoqoftë, ky ilaç nuk është siguruar nga Ministria e Shëndetësisë për klinikat ku ka të shtrirë pacientë me covid 19. Kjo e fundit, ka arritur të sigurojë një medikament ekuivalent me të lartpëmendurin.Por cili është efekti i këtij ilaçi që po shitet me çmime të ndryshme në barnatoret në vend, e tregon infektologu Sali Ahmeti.T7 ka tentuar të marrë një përgjigje nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, aty dhe ku bëhet regjistrimi i barnave në lidhje me cilësinë e medikamentit në fjalë, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer ndonjë përgjgije.As nga Dogana e Kosovës nuk kanë pranuar të tregojnë, se sa shpesh është importuar ky medikament në Kosovë.

KULTURË

0 61

Solistja Profesoresha Rejhan Kodrazi, në Violin Profesor Rahmi Ymeri dhe Piano Eda Vllaço Shkolla e Muzikës Prizren