Home Lajme Ilir Gashi: Partitë politike në Prizren i shfrytëzojnë ilegalisht lokalet komunale

Anëtari i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Ilir Gashi, tani e disa ditë ka filluar një fushatë për lirimin e objekteve komunale në qendrën historike të qytetit e që shfrytëzohen tani e sa vite nga partitë politike. Ai ka propozuar që në këto hapësira të vendoset Galeria e arteve, muze të ndryshme si dhe shoqatat që merren me aktivitete artizanale. Ai sot pos tjerash ka publikuar edhe kontratat e partive politike të lidhura me komunën e Prizrenit e të cilat tani e një vit kanë skaduar. Kuvendari Ilir Gashi ka potencuar se me ligjin për shfrytëzimin e pronave komunale nuk parashihet dhënia në shfrytëzim e objekteve komunale partive politike pa procedura tenderuese. Përndryshe edhe për kundër faktit që këto lokale janë shfrytëzuar me qira simbolike prej 1 eurosh në muaj, disa nga partitë as këto pagesa nuk i kanë kryer. Për më tepër mund të lexoni në postimin e kuvendarit Ilir Gashi:https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10224683054046373&id=1311683866