Home Lajme BOTË India pezullon eksportimin e vaksinave, mund të preket Kosova

India ka vendosur që përkohësisht t’i ndërpresë të gjitha eksportet e vaksinës së kompanisë “AstraZeneca” për Covid-19, i thanë BBC-së burimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ky vendim mund të ndikojë që arritja e dozave të para në Kosovë të vonohet edhe më shumë.

Zyrtarët e kësaj ministrie thanë se rritja e numrit të rasteve nënkupton që mund të rritet kërkesa për vaksina brenda vendit gjatë javëve të ardhshme, prandaj dozat do të nevojiten për programin e vaksinimit në Indi.

Ky vendim pritet t’i prekë dërgesat e dozave në vende tjera që janë planifikuar deri në fund të prillit, ndërsa kjo do të ndikojë që të ketë vonesa në rreth 190 shtete që furnizohen nga programi COVAX, shkruan BBC.